Situata nga reshjet në qarkun e Beratit,10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli i lumit Osum drejt rritjes, në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.
Reshjet e shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit.
Era e fortë ka lënë që prej mëngjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.
Po kështu edhe niveli u lumit Osum është duke u rritur aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.
Gjatë mesditës së sotme ka pasur prezencë gurësh në vendin e quajtur “Rripi i Strorës” në Skrapar por pa penguar qarkullimin, ku po punohet për pastrimin e tyre. Deri më tani nuk raportohen situata emergjente, rrugë apo banesa të rrezikuara nga uji.





