2 dhjetor 2014 –  Pas shërimit të lehtë të ditës së djeshme, çmimi i naftës filloi të bjerë në kuotimet elektronike të Nju Jork-ut. Fuçia e papërpunuar për dërgesë tregtare në janar ishte 68,53 me një rënie prej 47 cent. Brent-i i papërpunuar për dërgesë në janar u shkëmbye me 71,84 $ për fuci.

   "Rënia e çmimeve të naftës është lajm i mirë për ekonominë botërore “, sipas drejtoreshës së përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, e cila shpjegoi se kjo situatë po ndihmon në 'rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane dhe shumë vendeve të tjera.

Dhe kjo – shton Lagarde – në një kohë kur bota po lufton me problemin e rritjes shumë të ngadaltë.