Sistemi TIMS i policisë në hyrjet dhe daljet nëpër pikat kufitare të vendit ka rënë sërish mbrëmjen e së martës.
Ky sistem ka rënë ndër disa pika kufitare, por sot sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare.
Policia e Shtetit thotë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.
Në Durrës, Kakavijë e Kapshticë nuk pati radhë pritjeje qytetarësh teksa punonjësit përcollën manualisht dokumentacionin, ndërsa sot sistemi është funksional.
“Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve”, sqaroi policia.