Britani e madhe, 1 prill 2014 – Një vajzë 12-vjeçare ka mbetur e vrarë aksidentalisht, pasi ra tavani i klasës ku ajo do të bënte mësim. Ngjarja ka ndodhur në shkollën Liberton High School, në Edinburgh të Britanisë së madhe , rreth orës 10 të paradites së sotme. Keane Grace Wallis-Bennett mbeti pa jetë, kur suvaja e tavanit të klasës së saj ra.
Ndërkohë, nxënësit e tjerë kishin paralajmëruar më parë stafin akademik se muri kishte lëvizur. Ngjarja ndodhi fill një muaj pasi një nxënës ra 15metra poshtë nga ashensori, duke thyer tre rruaza të shtyllës kurrizore. Prindërit, të cilët u njoftuan menjëherë me sms nga stafi i shkollës, për t’u paraqitur në institucionin arsimor për të marrë fëmijët e tyre u shprehën mjaft të indinjuar me faktin që drejtoria e shkollës nuk kishte ndërmarrë asnjë masë për riparimin e problemeve në infrastrukturën shkollore. Policia ndërkaq ka nisur hetimet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





