Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Kolumbi, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një teleferik u përplas. Gjithashtu zyrtarët thanë se teleferiku në Medellin, i cili ishte pjesë e sistemit të transportit publik të qytetit, pati problem dhe u përplas në një trotuar pranë një platforme stacioni.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, në kabinë kanë qenë 10 persona në momentin e rënies, por ende nuk dihet nëse personi që ka vdekur ishte në bord apo në tokë. 20 personat që u plagosën në incident morën kujdes mjekësor si dhe mbështetje psikologjike.
Metrocable është një sistem ashensori, që synon të lidhë disa nga lagjet e Medellin të vendosura në kodrat e pjerrëta. Menaxheri i Metrocable, Tomas Elejalde, tha se teleferiku kishte goditur një kabinë tjetër dhe më pas dështoi teksa iu afrua një stacioni në zonën verilindore të qytetit.