Një nga telekamerat e varura që qëndrojnë në Parkun Olimpik, zonën ku zhvillohen shumican e garave, ka rënë duke plagosur 7 persona. Incidenti ka ndodhur në zonën pranë arenës së basketbollit dhe mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë (8 dhe 11 vjeç). Kavoja që mbante të lidhur kamerën lëvizëze sipër njerëzve është këputur.
Kamera ka rënë sipër dy personave, që kanë mbetur të plagosur, ndërsa kavoja e gjatë ka lënduar edhe 5 persona të tjerë. Tri prej të dëmtuarve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vend, ndërsa katër veta janë dërguar në spital për t’u mjekuar dhe ku janë nën vëzhgim.
Sipas mediave braziliane, vullnetarët kishin paralajmëruar me kohë se një nga kavot ishte liruar dhe se kalimtarët duhej të bënin kujdes, ndërkohë që kamera ndodhej në një lartësi prej 10 metrash. Zona ku ndodhi ngjarja është izoluar dhe kanë nisur hetimet. “Kur ndodhi ngjarja, të gjithë vraopuan të terrorizuar nga frika e ndonjë atentati”, tha Chris Adams, trajneri i gjimnasteve angleze.
Organizatorët i kanë kërkuar televizionit OBS që mbulon eventet për llogari të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar sqarime për incidentin e ndodhur.





