Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmë me urgjencë qeverinë në mesanët për shkak të lëkundjeve të një pas njëshme të tërmeteve që u regjistruannë vend, ku më i forti ishte 5.8 ballë.

Ndërkohë, teksa në mesnatë zhvillohej në Kryeministri mbledhja e qeverisë, një lëkundje tjetër e fortë tërmeti goditi kryeqytetin.

Në këtë moment ishte duke mbajtur fjalën e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa kamerat kanë fiksuar gjithçka.

“Godina po lëkundet. Po përpiqem të mos më lëkundet zëri mua” – tha Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të pasdites së të shtunës.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë,  ministri Lleshaj bëri publike masat e marra nga strukturat shtetërore, ku shtoi se aktualisht në terren janë 2200 forca policore.

“Edhe strukturat e Policisë  janë angazhuar që në momentin e parë të tërmetit. Të gjitha strukturat janë ngritur dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Të gjitha prefekturat janë në gatishmëri dhe më aktive janë Durrësi dhe Tirana. Aktualisht janë të angazhuar 2200 forca policie dhe ka pasur 1261 telefonata që kanë qenë  për situatën. Qytetarët kanë nevojë për asistencë . Të gjithë janë të gatshëm dhe përcjellin një mesazh solidariteti dhe po vijojmë evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar”– tha Lleshaj.