Një tub i rënë nga lartësia në lagjen nr. 1 të Durrësit ka rrezikuar jetën e një drejtuesi automjeti.
Ky i fundit ishte duke lëvizur në parkingun pranë pishinës, kur tubi ra mbi mjetin e tij duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për heqjen e pjesës së mbetur të tubit, që momentalisht përbën rrezik për këmbësorët.