Frutat e stinës e të gjitha llojeve këtë prag Viti i Ri në Durrës tregëtohen me çmime të lira. Një kg portokalle, mandarina, mollë, varjojnë nga 60 deri në 80 lekë, ndërsa edhe çmimet e produkteve të tjera janë krahasimisht jo të rritura me periudhat e tjera. Por në treg klientela mungon, nuk ka njerëz, ndërsa vitet e shkuara në këtë periudhë tregu gumëzhinte.
Si asnjë vit më parë, xhiro ditore në tregun e Durrësit është në minimumin historik. Nuk ka ndodhur asnjeherë më parë që të ketë mungesë të theksuar kërkese nga konsumatori. Familjarët janë në krizë, janë të papunë nuk ka asnjë mundësi tjetër, që të mos blejnë as gjërat më të domosdoshme të tavolinës. “Njerëzit nuk kanë lekë, dhe kjo është e padiskutueshme" shprehen njëzëri, tregëtarët e tregut në Durrës.
Tregëtarët ankohen se xhiroja ka rënë, ndërsa popullata në anën tjetër tregohet e kursyer në shpenzime, ndërsa ka që janë edhe të papunë, dhe nuk kanë mundësi të blejnë produktet e nevojshme.
K.H





