15 maj 2015 – Rreth orës 15:00 një zjarr i madh u konstatua pas Kodrës së Currilave. Zjarri kishte rënë afër vendit të quajtur pas viteve '90-të Porti i Gjermanit. Menjëherë sapo u lajmërua Shërbimi për mbrojtjen ndaj zjarrit, drejt Currilave u nis një makinë zjarrfikëse. Për më shumë se 1 orë zjarrfiksit po luftonin me flakët e zjarrit duke u përjekur t’i shuanin ato. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Kryesisht janë djegur shkurre dhe barishte të zonës. Mendohet se si burim i zjarrit të ketë qenë ndonjë bisht cigareje. Zjarri u favorizua edhe nga temperaturat e larta të pazakonta për mesin e muajit maj.

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"