Një apartament në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në Durrës u përfshi mesditën e sotme nga flakët.

Zjarri ra në katin e tretë të një pallati shtatë katësh i njohur si pallati “traget”, por forcat zjarrfikëse arritën t’i shuajnë në kohë flakët.

Nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.