Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40 ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese në Sukth të Durrësit.
Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe policia, që po ndërhyjnë për të shuar flakët.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Mehmet Bardhi, 68 vjeç.
Nga zjarri rezulton të ketë vetëm dëme materiale./TCH





