Një banesë private në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës pyjore në qytetin verior të vendit.
Shërbimi zjarrfikes ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që dëmet e shkaktuara në banesë janë të mëdha.