Një fabrikë u përfshi nga flakët rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë.
Mësohet se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, ndërsa sa i përket shkaqeve autoritetet kanë nisur hetimet.
“Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.





