Bie zjarr në një tokë me ullinj në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15 në Durrës.

Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“DurrësLajm” mëson se janë djegur rreth 5 ha tokë, 200 rrënjë ullinj, si dhe nga flakët u përshkuan shkurre e ferra.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 3 automjete zjarrfikëse të repartit MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës i Portit, si dhe disa banorë të zonës.

Policia ka nisur ndërkohë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, por paraprakisht, dhe sipas deklaratave të banorëve të zonës, dyshohet se është bërë nga pakujdesia.