Bie zjarr te kodrat te Shkëmbi i Kavajës.

Paraprakisht mësohet se flakët po përhapen për shkak të erës.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga “DurrësLajm”, tymi i zjarrit ka mbuluar zonën ndërsa flakët po ju afrohen banesave.

Për shkak të zjarrit banorët janë evakuuar nga banesat dhe hotelet pranë kësaj pjese të qytetit.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.