Bie zjarri në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Flakët kanë përfshirë paraditen e sotme rreth orës 11:00 katin e nëndheshëm të Bibliotekës ndërsa tymi kishte mbuluar dhe sallën e leximit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar e ndërsa mësohet se janë evakuuar të gjithë punonjësit.

Pasi kanë lokalizuar vatrën e zjarrit, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shurjen e flakëve. Ndërhyrja e tyre ka qenë paksa e vështirë për shkak të frikës se uji mund të dëmtonte librat që ndodhen në katin e nëndheshëm të bibliotekës.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.