SHBA, 22 prill 2013 – Ky është momenti që kanë qenë duke e pritur fansat e Justin Bieberit dhe Selena Gomezit.
Justin Bieber, 19 vjeç në “Twitter” postoi një fotografi ku shihej ai me ish të dashurën e tij Selena Gomez, 20 vjeç, duke hapur spekulime se ata janë ribashkuar.
Në foto, këngëtarja e hitit “Love You Like A Love Song” shihet me një buzëqeshje të lehtë dhe sikur po planifikonte ta puthte Bieberin në qafën e tij, shkruan Daily Mail.
Bieber menjëherë e fshiu fotografinë por dyshja tashmë ka përhapur spekulime për një ribashkim të mundshëm pasi që disa ditë më parë, ata në Oslo të Norvegjisë janë parë duke u puthur.





