Stuhia që pati çifti, Selena Gomez dhe Justin Bieber, para disa javësh, por del se nuk është shuar ende, të paktën jo për Selenan. Është raportuar se Justin, ka kaluar një mbrëmje nën shoqërinë e ish të dashurit të Selenas e që është këngëtari, Nick Jonas.

Kjo gjë e ka zemëruar shumë Selenan e cila ka filluar të qajë ndërkaq, i ka telefonuar pa pushim Justin-it por, ky i fundit as që ka dashur t’ia dijë e ta hapë telefonin.

Bieber dhe Jonas madje, kanë shkruar edhe në, Twitter duke lënë të kuptojmë që vërtetë të dy kanë qenë në shoqëri të njëri-tjetrit.

“ Sonte në studio duke punuar në albumin akustik. Kam luajtur disa ndeshje ping-pongu”, ka shkruar Justin, duke etiketuar Jonas në publikimin e tij. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ish i dashuri i Selenas madje, duke e quajtur Justin-in si kampion në ping-pong.

Ndërkaq, disa ditë më parë, ishte vetë Selena ajo që i fryu zjarrit lidhur me Jonas duke publikuar një video ku ajo shihet duke vallëzuar me shoqet e saja, nën ritmin e këngës “I knew You Were Trouble” e që në përkthim i bie, “e di që ti ishe problem”. Gjatë tërë kohës, ajo këndonte fraza si dedikim ndaj ish-it, gjë që la të kuptohet se ajo ende po merret me Jonas.