Dy persona janë arrestuar nga uniformat blu në Durrës dhe Kavajë, njëri prej të cilëve dhunoi vëllanë ndërsa 40-vjeçari nga Kavaja vodhi gjeneratorin e një banke.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 34 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka vjedhur një gjenerator në pronësi të një banke në qytetin e Kavajës.





