COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 937 testime, 427 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 789 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë,

Janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.
Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 427
Të shëruar në 24 orë 789
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 937

Testime totale 1,885,330
Raste pozitive 296,732
Raste të shëruara 284,013
Raste Aktive 9,201
Humbje jete 3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,591
Durrës 742
Fier 728
Shkodër 432
Vlorë 429
Berat 315
Elbasan 284
Gjirokastër 213
Lezhë 179
Korçë 134
Dibër 95
Kukës 59