Efektivët e policisë së Krujës kanë arrestuar 2 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin G. P., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasi D. Z., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”.





