Gjashtë elefantë kanë ngordhur në Tajlandë pasi ranë nga një ujëvarë në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin.
Zyrtarët thonë se incidenti ndodhi pasi një elefant i vogël u rrëzua në ujëvarën në Parkun Kombëtar Khao Yai.
Më pas u rrëzuan edhe 5 kafshët e tjera.
Gjithashtu 2 elefantë të tjerë u gjetën në majtë të shkëmbit, shumë pranë ujëvarës dhe autoritetet Tajlandeze po përpiqen t'i shpëtojnë.
Fillimisht u gjet trupi i elefantit të vogël dhe më pas 5 të tjerë u zbuluan aty pranë.
Edwin Wiek, themeluesi i Fondacionit Wildlife Friends Thailand, tha se çdo elefant i mbetur nga tufa e ka të vështirë të mbijetojë pasi kafshët mbështeten tek njëri-tjetri për mbrojtje dhe gjetje të ushqimit.
Gjithashtu incidenti pritet të ndikojë emocionalisht tek elefantët, pasi ata pikëllohen nga humbja e pjesëtarëve të tufës.
"Është sikur të humbisni gjysmën e familjes suaj,"-tha Wiek për BBC.
Rreth 7,000 elefantë aziatikë jetojnë në Tajlandë, me më shumë se gjysmën e tyre që jetojnë në robëri.





