Sipas Meteoalb, moti për dtën e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore gjatë paradites, dhe vranësira më të dukshme në zonat Lindore.
Gjatë pasdites, moti mbetet me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër, por me vranësira të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë përjashtuar një rënie të lehtë në veri dhe Lindje.





