Meteorologët bëjnë të ditur se ditën e sotme vendi do të dominohet nga vranësira. Por kujdes, ka edhe reshje, ndaj mbani me vete çadrën.

Por këto vranësira do të shtohen dhe do të bëjnë që në pjesën qendrore dhe veriore të vendit të sjellin shira të dobëta.

Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobëta deri në mbrëmje, kur shira të dendura përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore. Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës pritet të shfaqen reshje dëbore në zonat e thella malore në veri – verilindje.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por një rënie më të ndjeshme me 3- 4°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor e për pasojë, në brigjet detare forcohet dallgëzimi mbi 3 ballë.