Pianisti spanjoll Daniel del Pino ishte protagonist i mbrëmjes së parafundit të Bienales 2017, që ka nisur më 1 gusht në qytetin e Durrësit. Pianisti 45-vjeçar për mbrëmjen e titulluar “Vitet e pelegrinazhit” kishte përzgjedhur disa nga veprat e kompozitorëve Albeniz dhe Franc Listz.
Për më shumë se 80 minuta artdashësit dursakë që kishin mbushur sallën e Muzeut Arkeologjik të qytetit bregdetar janë mrekulluar nga intepretimi i pianistit del Pino, një nga më të vlerësuarit në gadishullin Iberik.
Në pjesën e parë pianisti luajti “Suitë spanjolle” dhe “Suitën Iberia” nga Isac Albeniz (1860-1909). Pjesët e autorit spanjoll ia lanë radhën “Tre soneteve nga Petrarca” dhe “Sonatës gati Fantaz” i kompozitorit hungarez Franc Listz (1811-1886).
Pas duartrokitjeve të gjata të publikut pianisti Daniel del Pino u kthye dy herë pranë tastierës duke interpretuar jashtë programit edhe një pjesë nga F. Shopen dhe pjesën “Andaluzia”.
Sot në mbrëmjen e tetë dhe të fundit të Edicionit të Tetë të Bienales “Netët e Muzikës Klasike” kuarteti në të cilin bëjnë pjesë F. Charpentier (klarinetë), R. Prokopenko (violonçel) dhe D. del Pino (piano) e që drejtohet nga violinisti shqiptar Florian Vlashi do të interpretojë Kaurtetin për fundin e kohëve” nga O. Messiaen.
G.K.