Futbolli mund të ndryshojë. Madje, duhet! Ky është mendimi i legjendës së futbollit gjerman, Oliver Bierhoff, i cili, pas një mbledhjeje me drejtorin e sporteve në FIFA, Marco van Basten, ka dalë në përfundimin se holandezi ka të drejtë kur thotë se pozicioni jashtë loje duhet hequr.
“Marco ma shpjegoi logjikën e tij dhe unë në thelb e kuptova. Si sulmues, do të doja që pozicioni jashtë loje të hiqet. Shumë ndeshje sot ngjajnë me hendbollin, me kaq shumë mbrojtës në zonën e rreptësisë”, – tha së fundmi ish-sulmuesi. Bierhoff vazhdoi më tej duke kërkuar që të paktën të bëhen disa prova, sepse kjo nuk e dëmton lojën më të bukur në botë.
“Futbolli pa pozicionin jashtë loje ka rezultuar diçka pozitive, pavarësisht skepticizmit fillestar. Pra, pse të mos e heqim këtë rregull, që loja të bëhet më tërheqëse? Ndoshta duhet ta provojmë në disa ndeshje testuese”, – argumentoi ish-kampioni i Evropës (1996). Kur Van Basten prezantoi ndryshimet që mund të pësojë futbolli, thuajse të gjithë e kundërshtuan me forcë, por Bierhoff e riservir këtë temë.