Moderatorja Bieta Sulo ka treguar se ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushit.
Joelle Dudushi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, një dalje e parë televizive që nuk kishte si të kalonte pa vëmendje.
Teksa Joel po ndante eksperiencën si aktore në serialin “Katrori i Pushtetit”, Bieta shprehu bindjen në talentin e saj, duke mos e kursyer kështu një kompliment edhe për të ëmën e saj.
“Si mund të ndodhte ndryshe… Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi… Si mund të ndodhte ndryshe?”, tha Bieta.
Mjaftoi kaq që ky moment të pasohej me duartrokitje nga të ftuarit dhe publiku.
Kujtojmë se Bieta ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e Alban Dudushit, që ka ardhur në jetë nga martesa e tij e parë. Joelle i shoqëron ata kudo bashkë me Kroi Art, në festa e pushime, duke qenë pjesë e pandarë e familjes.
“E kam shoqe të ngushtë”, duke theksuar se me të ajo bën edhe disa biseda për të cilat Albani nuk di gjë: “Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit”. Ndërhyrjes nëse në këto biseda shajnë Albanin, ajo iu përgjigj me humor: “Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”.