Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më simpatik të ekranit shqiptar. 2015-ta ka qenë viti i kurorëzimit të martesës së tyre, ndërkohë për momentin bashkëshortët janë në pritje të një bebeje.

Mesa duket reperi Big Basta, është i lumtur në këtë fundvit, prandaj pak më parë ai ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku shkruan një mesazh special për Vesën.

“Sa herë shkruaj diçka për ty, marr mesazhe ankesa nga njerëzit që futen në sherr me të dashurit e tyre! Foto sa 1000 fjalë dhe eventi më i bukur i jetës sime që ndodhi në 2015-ën! Love u!”.