Tiranë, 1 mars 2014– Esida, vajza 25-vjeçare nga Cërriku, e cila ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother 7”, ka deklaruar se është lesbike.
“E para, ndonjëra nga ne këtu mund të ketë të dashurin ose burrin xheloz ose mund të jetë lesbike. Unë jam në rolin e femrës lesbike”, ka deklaruar ajo.
Esida është një nga femrat që ka hyre vetëm në lojë, dhe jo çift si banorët e tjerë.
“Jam me të vërtetë lesbike dhe këtë fakt mund ta tregojë dhe prova”, ka insistuar 25-vjeçarja nga Cërriku.
Esida jeton së bashku me të motrën në Tiranë ku ka studiuar për Kimi Ushqimore dhe më pas Juridik.
Ky është rasti i dytë në Big Brother kur një konkurrent deklaron prirjet e tij homoseksuale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





