Tiranë, 10 maj 2014 – Një skandal ka ndodhur mbrëmë në studion e spektaklit të Big Brother gjatë mbrëmjes së premte. Pas një debati të ashpër me batuta të hidhura mes tyre, Katerina dhe Fatjoni kanë pasur dhe një përplasje fizike gjatë ndërprerjes publicitare, shkruajnë sot mediat dhe rrjete sociale.
Pas komenteve të Katerinës për Valerin, Fatjoni ulur pranë saj reagoi. Në debat e sipër ai i thotë asaj, “unë as sytë nuk të hedh unë ty moj”.
Sipas publikut që ka qenë dëshmitar, ka ndërhyre opinionisti Armand Peza dhe security i Top Channel për të ndarë Katerinen nga Fatjoni.
Dëshmitarët thonë se bashkëshorti i Matildës ka qenë ai që ka sulmuar Katerinën tejet i nxehur pas provokimeve të saj gjatë spektaklit. Ky incident është parë edhe nga ish banorët të cilët gjithashtu kanë ndërhyrë për të qetësuar Fatjonin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





