Tiranë, 28 mars 2014 – Në dhomën e gjumit, vazhdon biseda e ngritur mbi dyshimet e banorëve lidhur me historinë e Julianës dhe Arditit. Visari i tregon për dyshimet që ai ka, në lidhje me tatuazhet që ajo ka në trup, të cilat janë me shkronjën ‘A’. Ajo i shpjegon se dy shkronjat e para, kanë të bëjnë më ish të dashurin e saj ‘Arbri’, ndërsa tjetra me motrën e saj. Ajo nis të flasë për historinë e saj për ish të dashurin. 

Fatjoni e ngacmon sërish, për arsyen pse ajo vazhdon të flasë për atë ende, edhe pse janë ndarë. Valeri i thotë se në këtë mënyrë po i jep atij të kuptojë që është penduar për ndarjen. Juliana u shpjegon se ajo ndjen kënaqësi kur flet për të. Fatjoni dhe Valeri reagojnë të habitur prej kësaj. Ata e akuzojnë se ajo është shumë egoiste, pasi nëse gjerat janë kështu, atëherë ajo nuk ka arsye t’i kërkojë llogari apo të mërzitet me Arditin, kur nuk ka vëmendjen e tij. Juliana për të mbyllur këtë bisedë, iu shpjegon edhe një herë se ajo nuk është e interesuar për Arditin, pasi ai nuk është tipi i saj. Duke mos besuar asnjë fjalë të Julianës, ata rinisin edhe një herë të njëjtën temë së bashku me Jonën, e cila u ishte bashkuar në bisedë. Jona i flet për Arditin, ndërsa Juliana nervozohet aq shumë , sa iu kërkon t’i japin fund asaj teme, se po e streson shumë përditë. 

Pas reagimit të saj nervoz, Valeri i thotë se mënyra e saj e reagimit i vërtetoi gjithë dyshimet që ka, kundrejt pëlqimit që ajo ndjen për Arditin. Juliana e mbyll bisedën, duke u thënë se ajo ka pëlqim ndaj Visarit. Direkt pas kësaj, Jona ngrihet nga krevati dhe del në oborr, ku ndodhej Arditi me vajzat. Ajo e tërheq veçmas atyre dhe e godet me shuplakë, duke i thënë: "M'u largo! M'u hiq sysh!’, dhe futet menjëherë brenda shtëpisë, duke e lënë Arditin të shokuar në këmbë…

 

Arditi i kërkon sqarime Jonës

Arditi i kërkon Jonës sqarime për atë që ndodhi. Ajo e injoron duke i thënë se nëse qëndrojë sot, do t'ia thotë, në të kundërt do flasin jashtë. Arditi e pyet sërish, po ajo i thotë ta harrojë, se nuk ka ndërmend ta sqarojë. Arditi kërkon shpjegime, duke i thënë të mos guxojë më ta bëjë atë veprim. Jona i përgjigjet me arrogancë, se ajo ashtu e ka tipin. Ai i përsërit me tone serioze të mos e bëjë atë veprim ndaj tij. Ajo ngrihet, duke u larguar nga ai, pa i dhënë asnjë përgjigje. Arditi del sërish në oborr duke pirë cigare. 

Lori që ishte pranë tij, komenton situatën duke i thënë: "I njoh mirë lojërat e femrave". Duke vazhduar me gjykimin e saj, mbi atë që pa, ajo i thotë Arditit se fakti që ajo ka preferuar të mos i tregojë arsyen, ngre dyshime se kjo është vetëm lojë e saj. Arditi shprehet se nuk është më i interesuar të dijë të vërtetën, duke shtuar se edhe në rast se ajo do të vendosë t’ia thotë, ai nuk do ta dijë më.