Tiranë, 12 mars 2014– Sjellja e Fatjonit ndaj Julianës, ka bërë që Matilda të arrijë kulmin e durimit. Ajo i shkul veshin Fatjonit, duke e zgjuar nga gjumi. Më pas e fton në dhomën e ndenjies të sqarohen, pasi është shumë me nerva.
Të dy shkojnë në sallon, për të biseduar. Matilda shpërthen në xhelozi dhe i thotë Fatjonit: “Ose unë, ose ti këtu brenda”. Fatjoni e sqaron dhe ruan qetësinë, teksa ha rrush. Matilda acarohet më shumë nga qetësia e tij dhe ia përplas rrushin në dysheme.
Fatjoni qesh, ndërsa ajo e akuzon se e ka tepruar me sjelljen e tij. Fatjoni i kërkon asaj argumente dhe të qetësohet, ndërsa ajo jo vetëm që bëhet më shumë me nerva, po përplas xhupin në tokë.
Matilda fillon të qajë nga nervat, ndërsa Fatjoni largohet në kuzhinë. Ajo bërtet dhe e akuzon Fatjonin se është sjellë shumë keq, pasi të gjithë banorët e akuzojnë se ai është dashuruar me Xhulin, por ai me mirësjellje i kërkon të qetësohet, duke i thënë se nuk po sillet normale me ato që po bën. Matilda bërtet tërë kohës dhe thotë se nuk qetësohet dot, por Fatjoni i kërkon të mbledhë veten, pasi po del shumë keq para publikut. Ai i kërkon asaj të ulë zërin, pasi e kujton se kanë si mision, të fshehin lidhjen e tyre nga banorët.
Matilda acarohet akoma më shumë dhe të dy ikin në magazinë, duke menduar se atje nuk ka kamera. Ajo përplas derën dhe fillon të zihet me duar me Fatjonin. Matilda kalon në histerizëm duke bërtitur, Fatjoni mundohet ta qetësojë, duke i thënë: “Këtë që po bën sot, nuk e ke bërë në 10 vjet”.
Matilda nuk arrin dot të qetësohet dhe të kontrollojë veten. Ajo i bërtet Fatjonit me zë kërcënues dhe i kërkon ose të dalë ajo, ose ai nga Big Brother. Fatjoni ruan qetësinë, duke i thënë të mbledhë veten dhe mos harrojë se ku janë, por Matilda nuk do t’ia dijë.
Ajo e tërheq herë pas herë me inat nga bluza Fatjonin, duke i thënë që ai nuk di të thotë jo, prandaj po arrijnë deri këtu. Matilda thotë se nëse familjarët e saj shikojnë sherrin në video, ajo do të dalë nga shtëpia.
Sherri i çiftit vazhdon gjatë. Fatjoni mundohet tërë kohës me qetësi të bindë Matildën se nuk po vepron drejt, por ajo e verbuar nga xhelozia vetëm bërtet. Duket se çifti po kalon një krizë….





