Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip”, janë duke konsumuar drekën të gjithë bashkë në një tavolinë, ku nuk kanë munguar as bisedat.
Meri duket se e ka nisur ditën me disa ‘grindje’ me Eglën, për të cilën thotë se nuk do t’i flasë më, ku e fyen duke e quajtur ‘injorante’.
Kjo bisedë nuk është bërë në prani të aktores, por astrologia po i drejtohej Ilnisës lidhur me një situatë që mesa duket, nuk i ka pëlqyer dhe ka ‘shpërthyer’ në ofendime.