TIRANE, 27 mars 2013 – Anaidi dhe Marselini më në fund kanë shpëtuar nga dënimi që u pati dhënë Vëllai i Madh. Pasi shkuan në dhomën e rrëfimit ata dolën prej aty duke u hedhur nga gëzimi dhe duke përqafuar njëri-tjetrin. Ata thanë se pasi të kenë mbaruar së thari dhe së hekurosuri edhe ato pak rroba që nuk janë tharë ende, ata do të lirohen nga dënimi i tyre.

Sapo Joana mësoi se Anaidi është liruar nga dënimi, vrapoi drejt tij. Ajo filloi ta puthë e përqafojë me shumë mall dhe të dy shkëmbyen puthje të njëpasnjëshme e përqafime të ngrohta për disa çaste. Ndërkohë Marselini që ndodhej aty, vazhdoi të thajë rrobat me tharëse dhe t’I ngacmojë ata të dy.