Nisja e reality –show’t “Big Brother” mbrëmjen e djeshme, duket se ka shënuar një kthesë në trendin e audiencës, të cilët të shtunat në darkë i kalonin në shumicë dërrmuese me Ermalin.
Sipas matësit “Telemetrix”, në krye të shikueshmërisë qëndron programi i Arbana Osmanit. Rikthimi i prezantueses tek ky format, duket se është arsyeja se pse “Big Brother” u ndoq më shumë se sa rivali i tij primetime, në Tv Klan.
Në fakt, në “luftë” u përfshi dhe “Al Pazar” i Vizion Plus, por “Big Brother” arriti të rrëmbëjë pjesën më të madhe të audiencës për mbrëmjen e së shtunës, shkruan Anabel.al
Këto shifra shihen si premtuese për një program i cili duket se kishte humbur shpresat, mjafton të kujtojmë edicionin e fundit.
Një tjetër lëvizje që duket se do të vërë në vështirësi rivalin Tv Klan, është rikthimi i emisionit suplementar të “Big Brother”. “Fan Club” ka nisur transmetimin tashmë dhe drejtuesit e “Top Channel” kanë vendosur ta përballin atë me pjesën e parë të spektaklit “E diela Shqiptare”. Pjesëmarrja e dy personazheve të spikatur të televizionit siç janë Albana Osmani dhe Olti Curri, do të sfidojnë për rreth 1 orë e 30 min prezantuesin e dashur Ardit Gjebrea dhe një segment shumë të ndjekur, siç është rubrika “Ka një mesazh për ty”.