Tiranë, 19 mars 2014 – Në dhomën e gjumit, Valeri së bashku me disa banorë të tjerë, nis një lojë lidhur me Enkelejdin, i cili është ende përgjumësh. Valeri nis ta thërrasë Enkelejdin ‘zemra’ dhe e pyet nëse do masazh. Enkelejdi qesh. Fatjoni dhe Juliana që ndodhen aty, gjithashtu i ngacmojnë ata të dy.

Valeri i kërkon Julianës që kur të shkojë në sallon, t’i thotë banorëve që ai me Enkelejdin janë çift me njëri-tjetrin. Juliana pranon, duke qeshur dhe duke bërë batuta. Enkelejdi ngrihet nga krevati dhe nis të kërcejë.

Ai shkon në sallon ku ndodhen edhe banorë të tjerë, duke kërcyer e duke pirë birra.

Valeri shfrytëzon momentin për t’u thënë banorëve se ai dhe Enkelejdi janë çifti më i ri aty brenda. Mikela është e para që reagon, duke i thënë se kanë mbështetjen e saj.

Ndërsa Rigelsi kërkon të dijë më shumë rreth kësaj teme. Juliana u thotë banorëve se madje, ata edhe u puthën. Kaq mjaftoi për banorët, për të nisur një diskutim të gjatë rreth kësaj.

Valeri ka vendosur t’i shkojë deri në fund. Ai u tregon banorëve se ka fjetur me tre meshkuj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/