Tiranë, 29 maj 2014  – Një natë përpara finales së “Big Brother”, debatet brenda shtëpisë janë bërë akoma më të ashpra. Valeri dhe Arditi janë përplasur sërish, duke bërë aludime e akuza ndaj njëri tjetrit. 

Ka qenë Valeri, ai që i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’, duke i thënë Arditit se ka punuar si striptist. Arditi ka reaguar duke e quajtur Valerin pederast. 

Valeri: Fakti që ke punuar striptist nuk do të thotë që nuk je serioz. 
Arditi: Fakti që ti je pederast nuk do të thotë që janë të gjithë si ty. 
Valeri: Ndoshta dhe jam, por a dukem si i tillë”? 
Arditi: Je pederast, disa herë me ke kapur mua dhe Meridianin nga mbrapa. 
Valeri: I njeh mirë pederastët. Mbase dhe ti je i tillë, sepse fakti që i rri një femre afër dhe nuk ke arritur t’i bësh asgjë e ka një kuptim. Më shumë rri duke më parë mua sesa Xhulin. 
Arditi: Je shumë i cekët dhe se asnjëherë nuk do ecësh në jetë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/