Alaudin Hamiti, i ftuar në “Weekend”, na tregoi ca të reja nga reality show i shumëpritur, “Big Brother VIP Kosova”. Ndonëse nuk na rrëfeu datën e nisjes së spektaklit, s’i kurseu disa detaje:

Ja çfarë u zbulua:

– Shtëpia do të jetë totalisht e re!

– Moderatori tha se ambienti do të jetë më i madh dhe funksional për banorët që do të marrin pjesë në garë.

– Renditja e dhomave do të ndryshojë.

– Gjithashtu, edhe ambientet e përbashkëta, për një përvojë më interesante për publikun.

Alaudini i kërkoi ndjesë publikut për vonesën e nisjes, por bëri me dije se kjo ka ndodhur për shkak se duan të sjellin më të mirën tek audienca.

“E di që nuk mund ta them datën dhe e di që të gjithë kanë për të më urryer në këto momente”, u shpreh Alaudini, por që s’e urrejmë, thjesht jemi kuriozë.