Një vit më parë një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetet sociale.

E gjitha filloi kur reperi sulmoi në “Instastory” moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.

Ndër të tjera, ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në protesta, (madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë).

Ai e ofendoi Einxhel në një reagim në “Instastory” dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe reagimi i Einxhel nuk mungoi. Po në “Instastory”, ajo shpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte, nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Më tej, moderatorja shkruante se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë , ndërkohë që shtonte se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.

Së fundmi, Stresi ishte i ftuar në “E diell”, ku është ngacmuar edhe për pjesëmarrjen e Einxhel në “Big Brother VIP”.

Ai i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij duke lënë të kuptohet se çdo gjë është lënë pas në të shkuarën.

“Konkurrente shumë e fortë më duket!”- tha Stresi.

Ndërsa vetë Einxhel ka sqaruar në një intervistë se, sa i përket debatit me Stresin, kanë zgjidhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka pasur me babanë e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.

Ajo shtoi se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.

Në fund u shpreh se e falenderon për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.