Tiranë, 24 maj 2014  – Në përfundim të spektaklit të së premtes ku u shpallën edhe finalistët e ‘Big Brother’, vajzat shkuan në dhomën e gjumit për t'u ndërruar, në mënyrë që të ishin sa më praktike për të festuar në oborr. Jona nis të bisedojë me Nevilën dhe shpreh habinë e saj, se përse ajo mbante gjithmonë pantallona të shkurtra, kur zhvishet. Nevila në siklet dhe me gjysmë zëri i sqaron arsyen përse: “Jam e virgjër”!- thotë ajo. 

Jona e përqafoi duke i thënë se e gëzoi shumë ajo që dëgjoi. Bravo Bravo! – përsëriste ajo, duke vazhduar të tregonte habi në të njëjtën kohë, për faktin se ajo kishte patur lidhje, për të cilën kishte folur në shtëpi edhe më parë. 

Nevila i shpjegoi se pavarësisht lidhjes së saj, ajo e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë gjë. “Për mua është shumë e shtrenjtë dhe e kam ruajtur për martesë!” 

Juliana që ishte në dijeni të kësaj, duke dëgjuar vajzat që flisnin për atë temë, bën shaka duke thënë se edhe ‘ajo ishte’, duke nisur të qeshin me njëra-tjetrën. 

Në përfundim të rrëfimit të saj, Nevila u shpjegoi vajzave që kishte dëshirë që diçka të tillë ta diskutonte mes vajzash, pa dijeninë e meshkujve të shtëpisë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/