Këngëtarja Big Mama ka folur për jetën e saj personale, duke thënë se është ende beqare.

Në një intervistë shtoi se pas daljes nga BBV, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi “frikësohen”.

Pyetje: Unë mendova se kërkesat do të shtohen pasi del nga Big Brother?

Big Mama: Pasi del nga Big Brother nuk të afrohen fare më.

Pyetje: Pse?

Big Mama: Nuk afrohen fare, por edhe në rastin tim që e panë tani, frikësohen se po hanë dajak. Edhe rrugës më thonë “ik se kjo është e vështirë”. I kam këputur të gjitha shpresat.

Ndër të tjera, tregoi edhe festën për 36 vjetorin e lindjes me të ftuar VIP.

Ish-banorja e BBV ka rrëfyer se ish-çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk u shfaqën në festën e saj, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.

Duke folur në “Ftesë në 5”, Big Mama tha se të gjithë banorët e “Big Brother Vip”, ishin të ftuar në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër.

Ndër të tjera ajo shprehu se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ishin pjesë e festës edhe pse e kishin marrë ftesën.