Beren Saat, aktorja turke e njohur në Shqipëri për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar”, ka kaluar në aeroportin “Ataturk” vetëm pak para se të ndodhnin sulmet terroriste.

Sipas mediave turke, ajo ka udhëtuar nga aeroporti i Stambollit për në Los Angeles, me bashkëshortin e saj Kenan Dogulu.

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e sulmeve terroriste në aeroportin “Ataturk” humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 239 të tjerë.