DURRËS, 16 tetor 2014– Ditët e javës përcaktojnë karakteristikat e personalitetit tonë. Duke qenë se çdo ditë udhëhiqet nga një planet i caktuar, atëherë sipas radhës përfaqësimet vijonë si më poshtë:
Të lindurit të hënën – Hëna
Të lindurit të martën – Marsi
Të lindurit të mërkurën – Mërkuri
Të lindurit të enjten – Jupiteri
Të lindurit të premten – Venusi
Të lindurit të shtunën – Saturni
Të lindurit të dielën – Dielli
Karakteristika kryesore:
Bijtë e Hënës
Të lindurit ditën e hënë janë romantikë, ëndërrimtarë, plot interesa dhe fantazi, por të ndikuar vazhdimisht nga ambiguitetit i planetit Hënë, sa magjik aq dhe misterioz. Edhe pse të pajisur me një shpirt iniciative, mjafton veç një fjalë e pavend, një moment frike apo dobësie që ata të demoralizohen. Në të njëjtjën kohë, një motiv apo arsye e parëndësishme shërben për ta ngritur moralin e tyre në qiellin e shtatë. Malinkonikë dhe lunatikë, ata personifikohen me Hënën. Aftësitë dialektike ndikojnë që ata të jenë të prirur në përvetësimin e gjuhëve të huaja, gjë që e bejnë me kënaqësi.
Bijtë e Marsit
E marta mund të përkufizohet si dita e shkencëtarëve, e mjekësisë, e pushtimeve dhe e zbulimeve. Marsi ose Aresi (perëndi mitologjike e luftës) është sovrani i të lindurve në këtë ditë. Kjo i bën ata të jenë luftarakë, të ndjeshëm, të mbyllur në vetvete dhe të maskuar me një natyrë të papenetrueshme. Dinë të dashurojnë, por mjerë kush nuk i respekton. Do të braktiset prej tyre përgjithmonë. Janë aq të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, sa ndonjëherë lëndojnë duke t’i thënë gjërat “copë në sy”. Gjithsesi, përpara se t’i gjykoni duhet t’i njihni nga afër.
Bijtë e Merkurit
Të lindurit të mërkurën kanë aftësi të shkëlqyera komunikuese. Ata lëvizin shumë shpejt nga njëri vend në tjetrin dhe i adaptohen të gjitha situatave. Merkuri ishte lajmëtar i perëndive në mitologji, ndaj dhe “merkurianët” shquhen për kapacitetin “diplomatik”. Ata janë miq shumë të mirë dhe nuhasin vuajtjet e problemet e të tjerëve duke bërë çmos për t’i ndihmuar. Dhunti të veçantë kanë aftësinë për të pasur ide gjeniale. Ndaj shpesh të lindurit të mërkurën i gjejmë duke notuar në para. Qoftë në punë, në dashuri apo sport ata duan të rivalizojnë me konkurentë të të njëjtit nivel. Përndryshe refuzojnë të përballen. Dashurojnë plor pasion.
(Vijon)
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





