DURRËS, 17 tetor 2014

E enjte

Të lindurit të enjten kanë udhëheqës Jupiterin. Ai është babai i madh i perëndive, Zoti shpirtmadh, i vrullshëm, i fortë par excellence, ka në vetvete dhe transmeton dëshirën për jetuar dhe vendosmërinë për të pasur sukses. Ata kanë aftësinë për të luftuar derisa të arrijnë atë që duan. Ata kanë një intuitë shumë të zhvilluar, sidomos për të kuptuar të tjerët, ndjenjat, disponimin  dhe natyrën e vërtetë të njerëzve.  Jupiterianët duan kafshët, sportin dhe  udhëtimet. Ata janë miqësorë dhe interesantë në shoqëri;  në fakt kanë një jetë të pasur sociale, plot lidhje miqësore e afektive.

E premte

Venusi është planeti që mbretëron ditën e premte.  Të lindësh të premten do të thotë të lindësh i bukur, inteligjent, i ndjeshëm, me aftësi shpirtërore, veçanërisht ata që merren me muzikën dhe artet. Ndonjëherë vuajnë shumë luhatjet e humorit, por kur trishtimi pushton qenien e tyre, ata mund të shkruajnë poezi të bukura dhe prekëse, apo të kompozojnë muzikë pasionante. Ata janë të prirur ndaj artit dhe kultivimi i tij iu sjell sukses. Ata janë të rrethuar nga shumë miq, ndoshta dhe për shkak  se janë njerëz bujarë, të gëzuar e disponibël. Të lindurit të premten janë fatlumë.

E shtunë

Të lindurit të shtunën janë bijtë e Saturnit. Korrektë dhe të vendosur, ata s’duan t’ia dinë për asnjë arsye, por vazhdojnë të ecin drejt në rrugën e tyre. Ata janë ekstremë: mund të jenë ose shumë të mirë ose shumë të ligj. Duke qenë të tillë, shpeshherë ata neglizhojnëanën romatike të lidhjes dashurore, pra kënaqësinë e jetës.  Por  janë jashtëzakonisht të mprehtë dhe inteligjentë, me një parandjenjë shumë të zhvilluar. Nëse fitoni besimin e tyre, do të jenë gjithnjë shumë të ndershëm e të drejtë me ju.

E diel

Të lindurit të dielën janë nën ndikimin e Diellit, i cili u jep atyre mirësi dhe qetësi. Nganjëherë duken pak  si shumë të qetë dhe të ngadalshëm në lidhje me jetën moderne, kështu që të vënë në tension, por mos u bëni merak: diellorët dinë të zgjohen në kohë gjithmonë, dhe me një sprint të vendosur arrijnë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Nga kjo pikëpamje, edhe mund të duken pak 'të ftohtë dhe përllogaritës, por mos i paragjykoni. Të karakterizuar nga një inteligjencë më e lartë se ajo normale, kanë ide shumë të qarta, janë kokëfortë dhe të sinqertë duke pretenduar të njëjtën gjë nga ata që i rrethojnë. Parapëlqejnë të jenë në kontakt me natyrën, në ambjente të qeta, të mbyllur në mendimet e tyre.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/