Thellohet bilanci tragjik në Gazë, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë palestineze deklaron se numri i të vdekurve ka shkuar në 11,240. Numri i viktimave që prej 7 tetorit përfshin 4,630 fëmijë dhe 3,130 gra, sipas zëdhënësit të autoritetit.

Kujtojmë se Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se pasi të përfundojë lufta dhe të mposhtet Hamasi, trupat izraelite do të mbajnë “përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme” për një periudhë të pacaktuar.