Rëndohet bilanci i dëmeve nga tërmeti në Durrës. Nga lista paraprake që ka hartuar bashkia e qytetit bregdetar, deri më tani janë shpallur të pabanueshëm 27 pallate dhe 163 banesa.
Numri mund të rritet në orët dhe ditët në vijim, pasi rreth 2 orë më parë, numri i pallateve të shpallura të pabanueshme ishte 17.
Nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri, bën të ditur për DurrësLajm se lista është në përditësim të vazhdueshëm, pasi ende nuk është bërë e mundur evidentimi i saj i të gjitha banesave të dëmtuara shumë rëndë nga tërmeti 6.3 ballë i orëve të para të mëngjesit të së hënës.





