Pas çdo ore që kalon, rëndohet edhe bilanci i viktimave që lanë pas seria e tërmeteve të fuqishme që goditën Italinë qendrore.
Shumë njerëz besohet se ndodhen akoma nën rrënoja, ndërsa më tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duart e tyre për të hequr rrënojat me shpresën për të gjetur akoma njerëz të gjallë.
Sipas zyrtarëve të vendit fqinj, numri i viktimave është më tepër se 247 ndërsa 368 janë të plagosur, raporton “CNN”.
“Shumë prej viktimave janë fëmijë”, ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë dhe ekziston frika se bilanci i viktimave do të vijojë të rritet.
Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.
Instituti sizmologjik informon se aktivitet sizmik në këto zona është ende në aktivitet të plotë.
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.





