Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar të paktën 435,662 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 7 997 084 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 4,129,060 janë konsideruar sot si të shëruar.
Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 117,858 vdekje për 2,162,228 raste. Të paktën 870,050 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 43,389 të vdekur për 867,882 raste, Britania e Madhe me 41,698 të vdekur për 295,889 raste, Italia me 34 345 të vdekur për 236,989 raste; Spanja me 27,136 viktima dhe 291,008 raste dhe Franca me 29 407 të vdekur për 157 220 raste.





