Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës ka bërë publik bilancin vjetor të aktivitetit të saj, ku njofton se ka pasur një rritje me 28 për qind të shërbimeve.

DRSHTR njofton se gjatë vitit 2018 kanë ofruar 62 280 shërbime më shumë se në vitin 2017, ç’ka sipas kësaj drejtorie është bëre me mundur rritja e të ardhurave.

Në publikimin e fundit, Drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë njofton se në 1 vit kalendarik është bërë e mundur realizimi i objektivave.

“Realizimi i arritjeve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë gjatë vitit 2018. Përmirësim, cilësi, shpejtësi dhe ambiente shërbimesh. Ne total 62280 veprime me shume se 2017. Rritje ne 28% të të ardhurave krahasuar me 2017. Në vetëm 1 vit bëmë të mundur atë çfarë nuk u realizua ndër vite. Shërbimi ndaj qytetareve, prioriteti ynë”, bën të ditur Drejtoria e Transportit Rrugor.